Shkelzen Mahmuti
14/07/2025

Nënpesha, mbipesha dhe inflamacioni

Nëse veç e ki lexu shkrimin paraprak “Shneta – Pikënisja“, edhe ia ki nisë me u distancu prej helmimit t’trupit, t’mendjes edhe t’shpirtit, edhe i ki lanë mundësi e kohë organizmit me e bo ata qe din me e bo ma s’miri, pra me e shnoshë vetën, besoj ki fillu me u ni shumë ma mirë fizikisht, mentalisht e shpirtërisht. 

Para se me vazhdu, m’duhet me e theksu se une s’jom doktorr e as nutricionist. Këto informata jon t’bazume n’përvojat edhe njohuritë personale që i kom fitu tu u mundu me i kuptu sfidat e mia shëndetësore. E tu e pa efektin pozitiv qe e kanë pasë te unë, kom vendosë me i nda si njohuri që me iu shërby t’tjerëve. 

Edhe pse n’shkrimin paraprak jom fokusu ma shumë te distancimi prej ushqimeve t’procesume – ushqimeve t’cilat nuk i gjen t’gatshme n’natyrë – osht edhe nji grup i ushqimeve t’cilat n’shikim t’parë duken natyrale e t’shëndetshme, mirëpo duke u bazu n’efektin t’dëshmum negativ që e kanë n’trupin tonë, rezultojne me kanë e kundërta. Bohet fjalë kryesisht për ushqime t’cilat jon bo pjesë e jetës tonë si rezultat i shpikjës t’bujqësisë (para dikun dhjetëmijë viteve), e t’cilat kanë ndryshu n’trajtë e n’vlerë sidomos me industrializimin e bujqësisë. E si rezultat i ndryshimit t’trajtës edhe t’vlerës t’tyne ato sot dijnë me shkaktu shumë pengesa n’organizmin tonë – sidomos duke i shkaktu inflamacion. 

Jon disa grupe t’ushqimit që jon t’priruna me shkaktu inflamacion t’sistemit t’tretjes, si për shembull drithërat dhe produktet e tyre (mielli, brumërat), sheqernat e procesume edhe vajrat me përmbajtje t’lartë t’omega-6 (vaji i lulediellit, misrit, sojes). 

E kur bohet fjalë për mbipeshën edhe nënpeshën (që osht problem po aç i damshëm si mbipesha), nji rol t’veçantë e lunë inflamacioni i sistemit t’tretjës. Nëse sistemi i tretjës ka inflamacion, atëherë aftësia e trupit për me i marr vlerat ushqyese çrregullohet. N’rastin e mbipeshës, për shembull, edhe nëse ushqehesh me sasinë e përshtatshme t’kalorive, osht mundësia shumë e lartë që me e pasë florën bakteriale edhe homonet n’favor t’akumulimit t’dhjamit si rezultat i inflamacionit, e si rrjedhojë megjithatë shton peshë. E këtu merr kuptim shprehja e famshme ‘unë veç erë me i marr shtoj peshë!’. E te rasti i nënpeshës, si rezultat i inflamacionit n’sistemin e tretjës, sado sasi t’ushqimit që konsumon, ti prap nuk shton peshë. E lidhur me këtë e kom pasë n’rrethin familjar një rast kur osht ushqy me 4000 kalori n’ditë (që osht kanë shumë përtej nevojave kalorike n’raport me gjatësinë edhe nivelin e aktivitetit fizik që e ka pasë) edhe nuk ku shtu fare peshë.  

Për me e largu mbipeshën edhe nënpeshën afatgjatë, s’pari duhet me e pru dhe me e mbajtë sistemin e tretjës n’gjendje normale – pra me e largu inflamacionin. E ata e mrrijmë tu i eleminu krejt ushqimet e procesume (ushqimet që si gjen t’gatshme n’natyrë), edhe disa ushqime që jon ardhë si rezultat i indrustrializimit t’bujqësisë, si për shembull krejt llojet e drithërave dhe produktet e tyre si për shembull buka, pastat, orizi (edhe orizi osht lloj i drithit), sheqernat edhe vajrat me përmbajtje t’lartë t’omega-6. 

Unë e kom apliku e jom tu e apliku këtë që e kom shkru këtu edhe efekti osht kanë menjëherë i dukshëm. E që një kohë jom tu u ushqy sipas një diete t’thjeshtë e interesante, t’cilën du me e nda n’shkrimin e radhës. 

Rezultati: kom shumë ma shumë energji, nuk ‘ m’bjen sheqeri ‘, nuk përgjumna mas drekës, kom kthjelltësi mendore prej kur t’zgjohna e deri kur t’flej, nuk kom kom nevojë për kafe e stimulues tjerë, kom yndyrë minimale n’trup edhe zhvillim theksueshëm ma t’shpejtë muskulor edhe – për herë t’parë bash qysh duhet – jom tu iu afru pëshës edhe formës t’deshirume trupore. 

P.s. Shkrimet e radhës kanë me kanë t’orientume ma shumë kah shneta – ndër të tjerash edhe ushtrime fizike – sepse pa pasë shnetë t’mirë kurgjo tjetër s’ka kuptim!