Shkrimet e fundit
Shneta – Pikënisja
“Ai që e ka shnetën mundet me i pasë njëqind qëllime, e ai që nuk e ka shnetën mundet me e pasë vetëm një qëllim – me u shnoshë!”
Për me mujt me i njekë ato njëqind qëllime osht me randsi që n’radhë t’parë me u kujdesë për shnetën.
Si pikënisje osht me randsi me e kuptu që njeri funksionin si tansi – si sistem. Ky sistem përbahet prej trupit, mendjes edhe shpirtit. Nuk mundesh me kanë mirë me shnetë pa kanë mirë këto trija. Besoj e keni ni shprehjen ‘njeri shnosh si molla, shkoj rrap-tap!’ Zemra mundet me kanë organikisht n’rregull edhe prap me t’lshu, nëse ki ngarkesë n’mendje ose n’shpirt.
Për me u siguru që je mirë me trup, mendje edhe shpirt, mendoj se duhet ma s’pari me e leju organizmin me e bo ata që din me e bo ma s’miri – me e shnoshë vetën. E kta e mrrijmë tu mos e pengu me ushqime, mendime e veprime t’helmume!
Trupi:
Çdo gja që vjen drejt prej toke a prej ujit osht ushqim per t’cilin njeri osht i programum per me e hangër, me e pi e me e tretë. Çdo përpunim i asaj n’trajtë tjetër shkakton ndërlikime për shkak se trupi nuk e din çka me bo me ato materiet shtesë që krijohen gjatë përpunimit. Patatja për shembull osht ushqim prej natyre, del prej dheut, a çipsi që osht patate e përpunume nuk osht ushqim natyral sepse kërkun n’natyrë nuk mundesh me e gjetë. Patatet për me u bo çipsa duhet më i fërgu n’temperaturë shumë t’naltë n’vajra që jon poashtu t’përpunume, e gjatë këtij procesi humbin edhe vlerat ushqyese edhe ngarkohen me materie e shtojca t’damshme. E kështu i del trupit punë e ngarkesë për me e përpunu diçka që nuk i jep kurrfare vlere ushqyese e për me u pastru prej helmeve që nuk i ka fare t’nevojshme. E kur trupi ngarkohet në një anë, n’anën tjetër duhet me lanë diçka mangu, sepse s’mundet me u marr me krejt njëkohësisht – e ktu ia nisin krejt problemet!
Kështu pra: për me ia nisë marë e mirë me shnetën e trupit, osht mirë që n’radhë t’parë mos me e pengu e helmu trupin me ushqime që nuk vijnë drejtë prej toke ose ujit – me ushqime e pije t’përpunume, t’cilat nuk i gjen n’natyrë!
Mendja:
Sikurse trupi, edhe mendja mundet me u helmu. E sikurse te ushqimi, ka mendime ‘natyrale’ (origjinale/autentike) edhe mendime t’përpunume (t’servume, t’imponume). Mendimet natyrale jon mendime që vijnë drejt prej brendisë tane, ashtu qysh vjen ushqimi natyral drejt prej toke ose uji. Për me pasë mendime natyrale osht zor sepse n’njanën anë duhet me punu shumë me vetën, me i shtjellu krejt ato mendime që jon tu t’ngarku e preokupu, e n’anën tjetër duhet me u mbrojtë prej mendimeve që tentojnë me t’depërtu tu t’manipulu prej njerëzve e mediumeve që i kanë bo planet e veta për ty, pa t’vetë ty. Mirëpo, me çdo mendim natyral që e krijon, ti bohesh ma i shkathtë e ma i pavarur n’mendime, e kjo t’bon njeri me qendrim t’fortë e mendje t’shnoshë. E kur dikush tani t’thotë që ti je kështu e ashtu, ty nuk t’prekë, sepse ti me kohë i ki sqaru me vetën krejt gjanat.
Kështu pra: për me ia nisë marë e mirë me shnetën e mendjes, osht mirë mos me e pengu mendjen me mendime që nuk vijn prej brendisë tane – me mendime t’shtrëmbërume, t’manipulume e ‘ t’përpunume ‘.
Këshillë: Kushtoj vetit kohë n’vetmi e boni vetit pyetje për mendimet që i ki. Ma s’miri osht me i shkru n’letër që me ju japë formë e me e nxjerrë krejt çka ki n’brendi.
Shpirti:
Besoj e keni dëgju shprehjen “ushqim për shpirtin”. Osht interesant qysh shpirti mundet me e shprehë vetën vetëm kur heshtin trupi edhe mendja. E trupi e mendja jon t’qetë vetëm kur nuk kanë ankesa, kur jon t’shnoshë. Kjo lidhet me ata që e përmenda n’fillim, që ‘njeri funksionon vetëm si tansi’!
“Nuk mundesh me pasë shpirt t’shnoshë pa mendje e trup t’shnoshë!”
Prej përvoje e kom vrejt që pasioni osht një prej ushqimeve ma t’mira për shpirtin. Kush do që e ka provu, e din që pasioni din me t’shkëputë prej dimenzionit t’hapsirës e t’kohës – ‘sa qel e mëshel sytë shkun gjasht orë, e as nuk ndjeva lodhje, uri e etje’. Pasioni t’bon me u ni i qetë n’shpirt pa naj arsye. Mirëpo, sikurse të ushqimi dhe mendimet, edhe pasioni mundet me kanë ‘i përpunum’ e i damshëm për shpirtin. Pasioni i përpunum gjegj. jo natyral osht çdo pasion që lidhet me naj pritshmeri, shpërblim a mirënjohje! N’momentin që i qet kushte pasionit, e shtin n’funksion mendjen, e mendja nuk e len shpirtin t’qetë.
Kështu pra: për me ia nisë marë e mirë me shnetën e shpirtit, osht mirë me e gjetë një pasion që ta qetëson shpirtin pa naj arsye, e me e kultivu atë pasion sa here që e ninë naj zbrasti brenda vetës.
Si përfundim:
Mendoj se lidhur me shnetën vlen shprehja ‘mos me bo hop pa e kcy gardhin!’. Para se me fillu me ide ma t’ndërlikume se qysh me u bo atlet e sportist, osht mirë me ia fillu me baziket, e n’radhë të parë me lanë organizimin tanë me bo ata që din me bo ma s’miri – me e shnoshë vetën n’trup, n’mendje e n’shpirt.
E kta e mrrijmë tu mos e pengu me ushqime, mendime e veprime t’helmume!