Zotnia – nji formë e re e burrnisë!
Kur përmendet fjala ‘Zotni’ zakonisht na shkon mendja te dikush që veshët mirë. Por ka edhe raste kur përdoret n’aspektin negativ për me e përshkru dikon që priton me prekë punë me dorë. N’cilin do rast, unë mendoj se termi ‘Zotni’, duke u bazu n’mënyren se qysh përshkruhet n’fjalor dhe n’menyrën se qysh kuptohet n’shoqni, nuk e ka marr ende nji formë t’plotë, nji formë që kish me kanë n’përputhje me frymen e kohës t’sotme, nji formë që do t’i jepte nji vlerë si titull.
Platformën zotnia(.)com e kom pas bashkëthemelu para njimbëdhjetë viteve, në nji moshë kur ende as vetë nuk e kom kuptu qartë se çka nënkupton me kanë Zotni, në nji moshë shumë t’re për me mujt me e mësu dikon qysh me kanë Zotni. Mirëpo nji vizion e kom pasë – me iu ndihmu meshkujve me e jetu nji jetë ma t’përmbushun e kuptimplotë…si mashkull, si burrë, si Zotni!
Tash mas pak ma shumë se nji dekade, masi kom kriju familje, masi i kom kalu thujse t’gjitha stadet e pjesëmarrjes n’shoqni e n’ekonomi, si i punësum, i vetëpunësum dhe si ndërmarrës, si dhe masi kom kalu shumë kohë tu reflektu mbi jetën, e sidomos mbi procesin e kalimit prej djalërisë n’burrni, kom ardhë me nji përfundim rreth asaj se çka mundet me përfaqësu termi ‘Zotni’, nji term e koncept që kisha dashtë me e përhapë e promovu përmes kësaj platforme.
Per mu, Zotni osht dikush qe mbërrinë me kriju nji harmoni mes mendjes, trupit edhe shpirtit t’tij. Prej përvojes e kom kuptu që kjo mbërrihet vetëm tu e sfidu vetën çdo ditë n’kto tri dimenzione. Sepse vetëm përmes sfidës mundesh me u njoftu me vetën – me frikën qe e ki brenda, me dobësitë, por edhe me guximin e mundësitë! Vetëm përmes sfides mundesh me e kuptu se kush je – e bota ka nevojë për burra që e dijnë saktë se kush jon, çka dojnë e çka munden me ofru!
N’këtë kontekst, për shembull, n’çdo nivel t’shoqnisë – prej punëtorit t’krahut e deri te drejtori ekzekutiv – mundesh me e kuptu dallimin mes nji Zotnie dhe dikujt tjetër. Dallimin e kupton n’detaje t’vogla, por n’përgjithësi përmes asaj se qysh t’bon me u ndje ai përmes qëndrimit, sjelljes dhe punës t’tij, detaje qe e pasqyrojnë n’plotni karakterin e tij. Pra – poashtu n’këtë kontekst – nuk osht e çuditshme që nji punëtor krahu me kanë ma Zotni se nji drejtor ekzekutiv!
Si përfundim, nji mashkull që mbërrinë me e nxjerrë ma t’miren prej trupit, mendjes dhe shpirtit t’ij osht nji njeri i dobishëm për vetën, për familjen dhe për shoqninë n’përgjithësi.
E nji mashkull i tillë – për mendimin tem – osht nji Zotni i vërtetë!
N’këtë platformë du me trajtu tema – n’masë t’madhe tu u bazu n’përvoja personale – t’cilat munen me iu shërby meshkujve n’rrugëtimin e tyre jetësor, n’rrugëtimin prej djalërisë n’burrni…si Zotni!

